
2025-03-30
Gëzuar Fitër Bajramin!
Kryqi i Kuq i RMV-së uron të gjithë besimtarët islam që festojnë festën e Fitër Bajramit. Urojm që kjo festë e shenjtë të sjellë begati, shëndet dhe lumturi në shtëpitë dhe zemrat tuaja. Të pranohen lutjet dhe të plotësohen dëshirat me bekimin e Zotit.
Në këto ditë festimi dhe mirënjohjeje, le të kujtojmë se shpirti i vërtetë qëndron në ndarjen e gëzimit, mirësisë dhe bamirësisë me ata që kanë nevojë. Duke vepruar kështu, ne krijojmë lidhjen e fortë të solidaritetit dhe humanizmit që e bën shoqërinë tonë më të fortë dhe më të plotë.